Sport

VIDEO/ “Djali i topit!” Shpikja më e fundit e Jose Mourinhos për portierin Rui Patricio...

‘Special One’ i besoi detyrën e korrierit një "djali që kapte topat” në Olimpico…

11 Dhjetor 2023, 06:08 Nga DOSJA

VIDEO/ “Djali i topit!” Shpikja më e fundit e Jose Mourinhos

ITALI - Si mund të komunikoni me portierin tuaj dhe të jepni indikacione taktike, kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, pak minuta para minutës së 90-të dhe ju jeni duke luftuar për të mbrojtur barazimin? 

Këtu, në këtë situatë të vështirë Jose Mourinho e ka gjetur mënyrën për të komunikuar, ka shpikur... “djalin e topit”. 

Në fakt, trajneri i Romës ndërmori veprime taktike pas përjashtimit të Lukakut (87’) (më parë verdhekuqtë kishin humbur edhe Zalewskin (64’) për të kuqe) dhe për të komunikuar me portierin Rui Patricio, e gjeti zgjidhjen:

‘Special One’ i besoi detyrën e korrierit një "djali që kapte topat” në Olimpico, të cilin e porosit t’i dërgonte portierit të tij një letër me disa këshilla dhe detyra taktike...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Dhjetor 2023, 21:00

Santos heq numrin "10" të Peles...

BRAZIL - I zbritur në Serie B për herë të parë në histori pas 111 vitesh, klubi i Santos-it shkoi në zgjedhje të shtun...