Sport

Legjenda e Arsenalit, Dennis Bergkamp idealist, dëshiron të blejë një klub anglez…

Legjenda holandeze e Arsenalit, Dennis Bergkamp, ëndërron të zotërojë një klub dhe të zhvillojë lojtarë të rinj.

11 Dhjetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Legjenda e Arsenalit, Dennis Bergkamp idealist, dëshiron të blejë

ANGLI - Në moshën 54-vjeçare, Dennis Bergkamp ka ende shumë projekte në mendje. Në një intervistë me “De Telegraaf”, legjenda e Arsenalit dhe Ajaxit ndau ëndrrën e tij për të marrë frenat e një klubi anglez. 

“Është gjithmonë një ëndërr e imja të zhvilloj lojtarë, të drejtoj një akademi dhe të përdor të gjithë njohurinë dhe përvojën time për t'i promovuar ata,” tha ai. 

Dennis Bergkamp zbuloi planin e tij. “Jo me një miliarder të huaj, që investon shumë para vetëm për t'u ngritur shpejt. Nëse mbledh një grup ish-futbollistësh të mirë, thjesht dua të filloj më poshtë. 

Jam i bindur se me një klub të Ligës 1, me njohuri të vërteta të futbollit, mund të ngjitemi në Premier League brenda 5 viteve, maksimumi 10 vjet”,- tha ish-holandezi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll