Sport

Santos heq numrin "10" të Peles...

Presidenti i ri i klubit, i cili zbriti për herë të parë në kategorinë e dytë, nuk dëshiron që kjo fanelë të përdoret në kategorinë e dytë të Brazilit.

10 Dhjetor 2023, 21:00 Nga DOSJA

Santos heq numrin "10" të Peles...

BRAZIL - I zbritur në Serie B për herë të parë në histori pas 111 vitesh, klubi i Santos-it shkoi në zgjedhje të shtunën dhe zgjodhi Marcelo Teixeira, si presidentin e ri të klubit në Vila Belmiro. 

I sapozgjedhuri bëri të ditur se një nga masat e para do të jetë heqja e fanelës më të lavdishme në historinë e klubit, pra numri 10 i Peles, në mënyrë që të mos përdoret në kategorinë e dytë të Brazilit.

Marcelo Teixeira konsideron se do të ishte një fyerje për kujtimin e “Mbretit” dhe gjithashtu thekson se fanela do të përdoret përsëri vetëm në vitin 2024 në kampionatin Paulista.

Rikthimi i Santos në Serinë A të kampionatit brazilian dhe bilanci financiar janë ndër prioritetet. Mandati i Marcelo Teixeira është i vlefshëm deri në vitin 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll