Sport

Granada dhe Bilbao respektuan tifozin që humbi jetën në stadium, ja kur rikthehen në fushë!

Portieri Unai Simon ishte ai që njoftoi arbitrin Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak. Megjithatë, pavarësisht se iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte.

10 Dhjetor 2023, 20:57 Nga DOSJA
Granada dhe Bilbao respektuan tifozin që humbi jetën në stadium,

SPANJE - Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që ndeshja mes Granadas dhe Athletic Bilbaos, e pezulluar këtë të diel në minutën e 17-të për shkak të vdekjes së një tifozi në tribunë të luhet këtë të hënë, në orën 21:00.

Në fakt, kjo ishte edhe kërkesa e klubit bask, për të shmangur një tjetër udhëtim të gjatë drejt jugut të Spanjës.

Në momentin kur ndodhi fatkeqësia (tifozi ndërroi jetë për shkak të infarktit), miqtë po udhëhiqnin 0-1 falë golit të Inaki Williams. Portieri Unai Simon ishte ai që njoftoi arbitrin Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak. Megjithatë, pavarësisht se iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll