Sport

Alkool dhe marrëdhënie seksuale, si kusht i domosdoshëm për t’u aktivizuar: Lojtaret e Necaxa denoncojnë trajnerin…

Jorge Gómez, 42 vjeç, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me futbollistet e skuadrës në banesën e tij

10 Dhjetor 2023, 09:21 Nga DOSJA
Alkool dhe marrëdhënie seksuale, si kusht i domosdoshëm për

MEKSIKE - Jorge Gómez, trajneri i ekipit të femrave të Necaxa, nga Meksika, është nën kritika, pasi u denoncua nga pesë lojtare dhe ndihmëstrajneri, të cilët e akuzojnë atë për fjetje dhe marrëdhënie seksuale me të mitura, përveç përfitimit të statutit të tyre për të bërë komente seksiste.

Sipas 'AS', Gómez, 42 vjeç, kishte zakon të ftonte lojtare në shtëpinë e tij, të cilat përfundonin duke marrë pjesë në festa që përfshinin edhe pije alkoolike. 

Jo vetëm kaq, dhe gjithmonë sipas të njëjtit burim, trajneri kërkonte të kishte marrëdhënie seksuale me sportistet e tij, disa të mitura, dhe në këmbim u garantonte atyre pozicionet e titullareve në ekip. Nëse nuk pranonin, ato zëvendësoheshin menjëherë, ose largoheshin nga klubi.

"Ka lojtare të mitura që përfunduan duke fjetur me të, sepse ai u premtonte se do t’u përmirësonte karrierën e tyre. Unë njoh të mitura me të cilat ai ka fjetur. Shumë lojtare kanë frikë prej tij. Provat tashmë i janë paraqitur drejtuesve të klubit, duke përfshirë fotografi, audio, video, printime. Edhe prindërit e dinë...",- denoncoi një nga lojtaret e cituar nga 'AS'.

Publikimi i lartpërmendur rrëfen gjithashtu një situatë tjetër, ku personazh është Jorge Gómez: "Të dy (trajneri dhe lojtarja) ishin në një festë në apartamentin e tij, ai e çoi atë në dhomën e gjumit dhe filloi t'i hiqte pantallonat. Ajo tha jo, e shtyu dhe u largua. Të nesërmen, ai i dërgoi një mesazh duke i kërkuar të falur dhe i thoshte se ishte i dehur”, lexohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll