Sport

Gjimshiti rikthehet nga dëmtimi dhe është më i miri ndaj Milanit!

Kapiteni i kombëtares shqiptare e zhvilloi takimin të plotë, teksa paraqitja e tij kundër kuqezinjve të Stefano Piolit u vlerësua me notën 7.

9 Dhjetor 2023, 22:08 Nga DOSJA
Gjimshiti rikthehet nga dëmtimi dhe është më i miri ndaj

ITALI - Berat Gjimshiti u rikuperua në momentet e fundit nga dëmtimi muskulore dhe zbriti në fushë si titullar në Atalanta-Milan. Ndeshje të cilën ai dhe shokët e tij e fituan 3-2.

Kapiteni i kombëtares shqiptare e zhvilloi takimin të plotë, teksa paraqitja e tij kundër kuqezinjve të Stefano Piolit u vlerësua me notën 7. “Arrin të kufizojë Oliver Giroud në mënyrën më të mirë të mundshme. Ia del duke qenë gjithmonë i vëmendshëm. Tjetër performancë e nivelit të lartë”, lexohet në komentin e shtypit italian.

Gjimshiti vijon të konfirmohet nga viti në vit si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Gian Piero Gasperinit. Me suksesin e sotëm kundër Milanit, Atalanta është ngjitur në kuotën e 23 pikëve. Duke qenë përkohësisht vetëm një pikë larg zonës Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll