Sport

Infantino: "Messi në Kupën e Botës 2026? Shpresoj që të luajë edhe në 2030 dhe 2034"

Kreu i futbollit botëror “i dashuruar” me yllin argjentinas, Lionel Messi

10 Dhjetor 2023, 07:24 Nga DOSJA
Infantino: "Messi në Kupën e Botës 2026? Shpresoj që

ZVICER - Lionel Messi me shumë gjasa do ta vazhdojë aventurën me fanelën e Argjentinës deri në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke tentuar të mbrojë titullin e fituar në Katar. Më pas, me shumë mundësi, ai do t'i japë fund karrierës së tij legjendare…

Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, megjithatë, ka shpresën ta admirojë atë për një kohë të gjatë: "Shpresoj që ai të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm (2026), atë pas kësaj dhe gjithashtu edhe atë në 2034. Ai duhet të luaj sa të dojë”,- tha ai në hapësirat e ndeshjes së legjendave të CONMEBOL.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll