Sport

Akt tragjik i pabesueshëm në Argjentinë: Arbitri godit me thikë një futbollist gjatë një ndeshjeje - Shikoni videon

Një tragjedi në një ndeshje të ligës amatore në Argjentinë, kur një gjyqtar 62-vjeçar goditi me thikë një futbollist 21-vjeçar pas... protestave.

10 Dhjetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Akt tragjik i pabesueshëm në Argjentinë: Arbitri godit me

ARGJENTINE - Në një ndeshje e ligës amatore, në një lagje të qytetit Eldorado, në rajonin verilindor të Misiones në Argjentinë, tashmë ka hyrë në histori për një ngjarje tragjike të pabesueshme.

Në fakt ka qenë disa centimetra larg, ashtu si edhe thika që ka ngulur në gjoksin 21-vjeçarin Kevin A., arbitri 62-vjeçar Remilio A., i cili është arrestuar dhe do të përballet me akuzën e vrasjes!

Teksa ndeshja ishte në zhvillim e sipër ka lindur tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku pas protestave të Kejvinës është përfshirë edhe arbitri, i cili ka nxjerrë objektin e mprehtë që mbante, dhe e ka goditur futbollistin me thikë në gjoks.

Menjëherë, shokët e skuadrës së Kejvinës e larguan atë nga zona, duke bërtitur “kapeni, goditi me thikë”, me futbollistin fatkeq që u dërgua në spitalin më të afërt dhe arbitri u arrestua në fushë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll