Sport

Duket e pabesueshme, por kampionati shqiptar thyen rekord ndëshkueshmërie në fushë!

Në një vëzhgim të këtyre 15 javëve të kampionatit, arbitrat kanë akorduar plot 345 kartona të verdhë dhe 9 të kuq me një mesatare prej 2.56 kartonash të verdhë për ndeshje.

9 Dhjetor 2023, 22:30 Nga DOSJA
Duket e pabesueshme, por kampionati shqiptar thyen rekord

TIRANE – Futbolli shqiptarë mund të mos jetë ndër më të mirët, bukurit, apo më spektakolarit në rajon, megjithatë konsiderohet një garë e vështirë për t’u fituar Superliga. Edhe pse në vitet e fundit vihet re një rritje e konsiderueshme e nivelit teknik, duelet dhe reagimet e ashpra në fushën e blertë nuk janë minimizuar, përkundrazi.

Në një vëzhgim të këtyre 15 javëve të kampionatit, arbitrat kanë akorduar plot 345 kartona të verdhë dhe 9 të kuq me një mesatare prej 2.56 kartonash të verdhë për ndeshje.

Klubi më i ‘zverdhur’ është Tirana me 45 kartonë, ndjekur nga Teuta e Skënderbeu me 40. Ndërsa, më i ‘skuquri’ është Dinamo City me 4 të tillë, ndjekur nga Kukësi me 3 dhe Vllaznia, Erzeni, Egnatia e Skënderbeu me 2. Vetëm 1 herë janë ndëshkuar Partizani e Teuta, ndërsa Laçi e Tirana asnjëherë.

Sa i përket emrave specifikë të lojtarëve, mbrojtësit Artan Jazxhi dhe Klevis Shaqe janë më të ndëshkuarit me 7 të verdhë, të ndjekur nga Kotobelli, Doka, Dumfour, Krymi, Peposhi dhe Sadiki me nga 6, për të vijuar më poshtë me një listë të gjatë ku mbrojtësit plotësojnë pjesën më të madhe për shkak edhe të detyrave në lojë.

Lojtarët që kanë lënë ekipin me 10 lojtarë janë shumë, plot 17, pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë më shumë se 2 kartonë të kuq. Këta janë: Kahrimanovic, Lala, Fangaj, Reci, Atanda, Dema, Duamena, Prençi, Dragoshi, Nikaj, Maguette, Goudiaby, Smajli, Duka, Krasniqi, Zabërgja dhe Behiratche.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll