Sport

VIDEO / Interi e shndërron në festë ndeshjen me Udinezen, shënon poker golash!

Kjo ishte fitorja e 12-të në 15 ndeshje për skuadrën e Inzaghit e cila rimer kreun me 38 pikë, dy më tepër se Juventusi i vendit të dytë.

9 Dhjetor 2023, 22:36 Nga DOSJA
VIDEO / Interi e shndërron në festë ndeshjen me Udinezen,

ITALI - Interi gjunjëzoi 4-0 Udinesen në ndeshjen e javës së 15-të të Serisë A , duke iu përgjigjur suksesit të Juventusit dhe duke rifituar me autoritet kryesimin e tabelës. Zikaltërve të Inzaghit iu desh vetëm një pjesë për të zgjidhur situatën Friuliane dhe të treguar se gjithçka do të ishte shumë e thjeshtë për ta.

Ata goditën shtyllën në minutën e 10-të me Lautaro Martinez përpara se të godiste portën e Silvestrit me tre gola Brenda shumë pak minutash. Seria hapet në minutën e 37-të me turkun Calhanoglu i cili zhbllokon me një penallit.


Pa kaluar 7 minuta vjen diagonialja e Di Markos për të çuar shifrat në 2-0 në minutën e 44.


Pa rënë ende bilbili për mbylljen e 45 minutave tashmë i shndërruar në të përhershëm, mes protagonistëve, Thuram vulos pjesën e pare në 3-0.

Në pjesën e dytë reagimi i Udineses ishte i pafuqishëm ndërkohë që nuk mund t’i shpëtonte listës së golashënuesëve në këtë takim që për zikaltrit u kthye në festë, Argjentinasi Lautaro Martinez i cili vulosi pokerin e golave në fund të ndeshjes.


Kjo ishte fitorja e 12-të në 15 ndeshje për skuadrën e Inzaghit e cila rimer kreun me 38 pikë, dy më tepër se Juventusi i vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll