Sport

VIDEO/ Zgjedhjet për presidentin e ri të Santos-it, në një klimë 'lufte civile'...

Për të siguruar normalitetin e zgjedhjeve u thirrën forcat policore.

9 Dhjetor 2023, 22:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Zgjedhjet për presidentin e ri të Santos-it, në një

BRAZIL - Klubi në Vila Belmiro, që zbriti në Serie B për herë të parë në histori në futbollin brazilian, do të votonte këtë të shtunë për të zgjedhur një president të ri. Mirëpo, tifozët e Santosit u përpoqën të pushtonin qendrat e votimit, ndaj policia e trazirave u thirr në vendngjarje

Një javë pasi Santos u rrëzua nga Brasileirão, një situatë e paprecedentë u krijua për klubin Vila Belmiro, teksa tifozët e këtij klubi legjendar u thirrën që të votonin këtë të shtunë për të zgjedhur një president të ri.

Atmosfera sigurisht ishte e tensionuar për shkak të rënies historike dhe një grup tifozësh tentuan të pushtojnë palestrën, ku po zhvillohej votimi, duke krijuar momente tensioni të madh mes tifozëve dhe sigurimit të pranishëm. Për të siguruar normalitetin u thirrën forcat policore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll