Bota

Kurti takim me Scholz në Berlin: Nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dy palëshe

Kurti tha se takimi me Scholz ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.

9 Dhjetor 2023, 17:34 Nga r.ll
Kurti takim me Scholz në Berlin: Nënvizuam fuqinë e
olaf scholz dhe albin kurti

GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongresit të Partisë Socialdemokrate. Kurti tha se takimi me Scholz ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkroi Kurti.

Kurti ka udhëtuar dje për në Berlin në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane. Ndërkohë, ditën e nesërme Kurti do të takojë edhe emigrantë të Kosovës në Gjermani.

albin kurti olaf scholz

Sondazh

Poll