Bota

Luftimet intensifikohen, ushtria izraelite thirrje civilëve që të largohen nga jugu i Gazës

Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee lëshoi ​​një thirrje urgjente për banorët e lagjeve Al-Katiba, Al Mahatta dhe qendrës së qytetit në provincën Khan Younis që të evakuohen

9 Dhjetor 2023, 16:59 Nga r.ll
Luftimet intensifikohen, ushtria izraelite thirrje civilëve që të
foto ilustruese

GAZË- Në mes të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit të Khan Younis në Gazën jugore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar atë që e quajnë "një thirrje urgjente" për civilët që të largohen nga pjesa më e madhe e zonës. 

Në një postim në "X", zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee lëshoi ​​një thirrje urgjente për banorët e lagjeve Al-Katiba, Al Mahatta dhe qendrës së qytetit në provincën Khan Younis që të evakuohen. Adraee specifikoi pesë blloqe një hartë të publikuar nga IDF nga e cila njerëzit drejtohen të evakuohen. 

"Ne ju bëjmë thirrje që të largoheni urgjentisht nga ku jeni dhe të shkoni drejt strehimoreve të njohura në perëndim të Khan Younis," tha ai në X.

Sipas CNN, është e paqartë se sa njerëz mund të jenë në dijeni të udhëzimit duke pasur parasysh mungesën e rrjeteve të komunikimit dhe disponueshmërisë së internetit në pjesën më të madhe të Gazës. 

Që kur armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit përfundoi javën e kaluar, Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake në Gaza dhe po lufton në qytetin jugor të Khan Younis si pjesë e përpjekjeve të tij për të shkatërruar grupin militant pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit. IDF thotë se Khan Younis është një "fortesë kryesore" e Hamasit dhe në një përditësim të premten tha se po luftonte "shtëpi më shtëpi" në qytetin, i dyti më i madhi i Gazës.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll