Bota

Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit u refuzua/ Erdogan: Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të reformohet

Kujtojmë se nga 15 anëtarët e këshillit, 13 prej tyre, mes të cilëve edhe Shqipëria votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë dhe Britania e Madhe abstenoi.

9 Dhjetor 2023, 15:40 Nga r.ll
Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit u refuzua/ Erdogan: Këshilli i
rexhep tajip erdogan

TURQI- Pas vendosjes së vetos nga SHBA-ja ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të reformohet.

Erdogan dënoi faktin se SHBA mund të vërë veton ndaj propozimit të armëpushimit për Gazën, pavarësisht mbështetjes së madhe nga vendet e tjera, raporton Sky News.

Ai tha në një konferencë për të drejtat e njeriut në Stamboll: "Kërkesa e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim refuzohet vetëm nga vetoja e SHBA. A është kjo drejtësi? Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet.

Kujtojmë se nga 15 anëtarët e këshillit, 13 prej tyre, mes të cilëve edhe Shqipëria votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë dhe Britania e Madhe abstenoi.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll