Bota

Udhëheqësi palestinez: Vetoja e SHBA-së e bën atë bashkëfajtore në krimet e luftës izraelite

SHBA-ja vendosi veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

9 Dhjetor 2023, 15:30 Nga r.ll
Udhëheqësi palestinez: Vetoja e SHBA-së e bën atë
mahmoud abbas

GAZË- Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka thënë se vetoja e SHBA-së ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim humanitar në Gaza e bën atë bashkëpunëtor në atë që ai e përshkroi si krime lufte kundër palestinezëve.

Ai tha gjithashtu se e bënte SHBA-të përgjegjëse për gjakderdhjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, shkruan Sky News.

SHBA-ja vendosi veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Dhjetra vende të tjera kishin shprehur gjithashtu mbështetje për një ndërprerje urgjente të armiqësive, duke e lënë Uashingtonin të izoluar diplomatikisht në skenën ndërkombëtare. Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 prej tyre, mes të cilëve edhe Shqipëria votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë dhe Britania e Madhe abstenoi.

mahmoud abbas lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll