Sport

Manchester United mund të jetë pa Rashford kundër Bournemouth

Marcus Rashford nuk u stërvit të premten dhe është në dyshim për ndeshjen me “Qershitë”

9 Dhjetor 2023, 14:49 Nga DOSJA
Manchester United mund të jetë pa Rashford kundër Bournemouth

ANGLI - Sulmuesi anglez Marcus Rashford është në dyshim për ndeshjejn e Manchester United ndaj Bournemouth, pasi mungoi në seancën stërvitore të së premtes për shkak të sëmundjes.

Rashford ishte një zëvendësues në fitoren 2-1 kundër Chelsea në “Old Trafford” në mesjavë pas disa paraqitjeve zhgënjyese, por pasi u detyrua të humbasë seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së së shtunës me “Qershitë”, ai tani mund të mos bëjë as në skuadër për ndeshje.

Marcus Rashford ka vetëm dy gola në emër të tij këtë sezon, me një që vjen nga ndeshja kundër Arsenalit. Ai shënoi një penallti në fitoren kundër Evertonit dy javë më parë, por më pas pati një paraqitje të dobët kundër Newcastle javën e kaluar dhe u la jashtë formacionit fillestar kundër Chelsea.

Manchester United pret Bournemouth të shtunën (16:00), si favorit kryesor për të fituar. “Djajtë e Kuq” janë të gjashtët në renditjen e Premierligës përpara ndeshjes, ndërsa kundërshtarët e tyre janë në vendin e 15-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll