Sport

VIDEO/ Kvara gabon, Gatti nuk fal! Juvja fundos Napolin dhe rikthehet në krye

Bardhezinjtë fitojnë falë një goditjeje me kokë të mbrojtësit dhe kthehen në krye të tabelës në pritje të Inter-Udineses.

8 Dhjetor 2023, 23:36 Nga DOSJA

VIDEO/ Kvara gabon, Gatti nuk fal! Juvja fundos Napolin dhe rikthehet në

ITALI - Juventusi vazhdon të ushtrojë presion ndaj Interit. Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, që hap ditën e 15-të të Serisë A, skuadra e Allegrit mundi 1-0 Napolin dhe kaloi përkohësisht në +1 të të zikaltërve në krye të tabelës. 

Në “Allianz Stadium”, në pjesën e parë Vlahovic gaboi plotësisht përballë Meret,  Kvaratskhelia nuk arriti epërsinë, ndërsa Szczesny i shpëtoi nga goli i Di Lorenzos me një refleks të madh. Më pas në pjesën e dytë, Gatti (51') e çau ngërçin me një goditje me kokë me një asistim të Cambiaso dhe bardhezinjtë zmbrapsën reagimin e Osimhen & Co, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. 

Për përballjen direkte me Napolin, Allegri rikuperoi kapitenin Danilo në mbrojtje dhe Locatelli në mesfushë.  Në sulm ka ende vend për tandemin Chiesa-Vlahovic me Cambiaso dhe Kostic në korsi dhe Rabiot e McKennie, të gatshëm për të mbështetur manovrën. 

Ende pa Olivera dhe Mario Rui, Mazzarri e kthen Natanin në të majtë, rikuperoi Zielinski nga fillimi në mesfushë dhe konfirmoi treshen Politano-Osimhen-Kvara përpara. Por fundi i ndeshjes ishte i palumtur për Napolin… Rezultati 1-0 i arritur nga Gatti nuk mundi të ndryshonte.

Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi fundos Napolin dhe i dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë Interit. Nga ana tjetër, Napoli është ende duke lëpirë plagët. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll