Sport

I "pa fati" Ansu Fati, dëmtohet përsëri dhe do të mungojë për tre muaj…

Autori i një fillimi interesant të sezonit me Brighton (katër gola, një asist), spanjoli Ansu Fati do të duhet të presë përpara se të kthehet në fushë. Sulmuesi është dëmtuar dhe pritet të shërohet në fund të shkurtit.

9 Dhjetor 2023, 12:37 Nga DOSJA
I "pa fati" Ansu Fati, dëmtohet përsëri dhe do të

ANGLI - I larguar nga fusha për shkak të dëmtimit më 25 nëntor, kundër Nottingham Forest (3-2) me Brighton, Ansu Fati duhet të mungojë edhe për tre muaj. 

Kështu tha trajneri i tij Roberto de Zerbi në një konferencë për shtyp të premten: “Ai do të mungojë tre muaj nga dëmtimi i tij. Është një lajm i keq për ne, sepse ai luajti më mirë, e kuptoi më mirë idenë. Më vjen keq për të dhe për ekipin, veçanërisht pasi Welbeck dhe Enciso nuk po luajnë akoma”.

Ky dëmtim ngadalëson ecurinë e Ansu Fatit, i cili debutoi me “Pulëbardhat”: katër gola dhe një asistim në 17 ndeshje në të gjitha garat. Ky dëmtim i ri vjen pothuajse tre vjet pas këputjes së meniskut që pësoi te FC Barcelona, ​​duke e bërë atë të padisponueshëm për 10 muaj (nëntor 2020-shtator 2021).

Nga ana tjetër, ky është një lajm i mirë për OM, që do të përballet me Brighton të enjten në mbrëmje (21:00), me objektivin për të ruajtur vendin e parë në Grupin B në Ligën e Evropës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll