Sport

Copa America 2024/ Shorti ndan grupet… Argjentinë-Brazil takohen vetëm në finale

Ngjarja do të mbahet në stadiumet amerikane nga 20 qershori deri më 14 korrik 2024

8 Dhjetor 2023, 19:58 Nga DOSJA
Copa America 2024/ Shorti ndan grupet… Argjentinë-Brazil takohen

SHBA - Verën e ardhshme do të zhvillohet Copa America, me pjesëmarrjen e 16 skuadrave, të cilat për herë të parë do të vijnë nga konfederatat e Amerikës së Jugut (CONMEBOL), por edhe të Amerikës Qendrore dhe Veriore (CONCACAF).

Turneu do të mbahet në stadiumet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që është hedhur edhe shorti i grupeve, ku kampionët e Botës, Argjentina është pozicionuar në grupin e parë, kurse Brazili në të katërtin.

Kjo do të thotë se dy “rivalët e përjetshëm” do të takohen vetëm nëse kualifikohen në finalen e turneut. Mbajtëse e titullit është Argjentina e Leo Messit, e cila në vitin 2021 kishte mposhtur Brazilin 1-0 në finalen e “Maracana”. 

Grupet janë si më poshtë:

Grupi 1: Argjentinë, Peru, Kili, Kanada ose Trinidad dhe Tobago.

Grupi 2: Meksikë, Ekuador, Venezuelë, Xhamajka.

Grupi 3: SHBA, Uruguai, Panama, Bolivi.

Grupi 4: Brazil, Kolumbi, Paraguaj, Honduras ose Kosta Rika.

Ndeshjet e “play off”-it Kanada-Trinidad dhe Kosta Rika-Hondura do të luhen më 23 mars në Teksas.
Lojërat do të zhvillohen në 14 stadiume në shtetet e mëposhtme: Teksas, Arizona, Nju Xhersi, Kaliforni, Karolina e Veriut, Kansas, Misuri dhe Nevada. 

Organizatorët kanë konfirmuar se ndeshja e parë e turneut do të zhvillohet më 20 qershor, në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta, ndërsa finalja e planifikuar për më 14 korrik, do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium”, në Miami, ku ndodhet Interi i Lionel Messit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll