Sport

Ilkay Gündogan ka një ide të saktë për të ardhmen e tij...

Pasi fitoi gjithçka me Manchester Cityn, Ilkay Gündogan (33) tani në Barça, ka një ide për të ardhmen e tij.

9 Dhjetor 2023, 12:46 Nga DOSJA
Ilkay Gündogan ka një ide të saktë për të ardhmen

SPANJE - Mesfushori kryesor i Barçës, Ilkay Gündogan ka vendosur t'i ofrojë vetes një sfidë të re, pasi fitoi gjithçka me Manchester Cityn. 

Më afër fundit të karrierës se fillimit, mesfushori gjerman 33-vjeçar tashmë e ka të qartë të ardhmen e tij ka filluar të përgatitet për të. Në një intervistë për “France Football”, ai pranon se dëshiron të bëhet trajner.

“Është rruga më koherente, më e logjikshme dhe diçka që do ta eksploroj sa më shumë që të jetë e mundur. Mendoj se do të ishte gabim për mua të mos e provoja, pasi njoh dhe kam punuar me trajnerë të jashtëzakonshëm. Është një mundësi. Por mund të shkoj edhe për diçka tjetër. Gjithsesi do ta shohim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll