Sport

Syzet mbresëlënëse të yllit Cristiano Ronaldo, çmimi i tyre i përballueshëm...

Syze dielli mbresëlënëse të Cristiano Ronaldos me një çmim të volitshëm. Ato mbajnë nënshkrimin e yllit portugez të gdhendur me lazer dhe sigurisht numrin “7”.

8 Dhjetor 2023, 21:12 Nga DOSJA

Syzet mbresëlënëse të yllit Cristiano Ronaldo, çmimi

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo njihet për stilin dhe aksesorët mbresëlënës. Ylli portugez përfitoi nga shija e tij dhe vendosi të tregtojë syze dielli.

Madje ai mori përsipër edhe reklamimin e produktit të ri. Në një nga fotot e postuara shohim një palë syze dielli klasike katrore, në një stil vintage. Korniza e tyre është zbukuruar me detaje të vogla metalike të numrit "7" dhe logos "CR7".

Lentet nuk mund të mos zbukuroheshin me nënshkrimin e Cristianos të gdhendur me lazer. Këto syze specifike vijnë në katër ngjyra dhe kanë një çmim fillestar prej 150 euro, ndërsa tani mund t'i gjeni -50% ulje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CR7 (@cr7cristianoronaldo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll