Sport

Kiliani Alexis Sanchez i Interit, në janar mund të zbarkojë në Arabinë Saudite

Sulmuesi duket se do të ndryshojë sërish klubin, ku do të aktivizohet

9 Dhjetor 2023, 12:54 Nga DOSJA
Kiliani Alexis Sanchez i Interit, në janar mund të zbarkojë

ITALI - Ish-lojtari i Barcelonës, Arsenalit dhe Manchester United, kiliani Alexis Sanchez, ka të ngjarë ta vazhdojë karrierën e tij në ligën e Arabisë Saudite, raportojnë mediat italiane.

Sanchez, i cili aktualisht luan për Interin, mund të zbresë në Al Itifaq, ose Al Shabab në afatin kalimtar të janarit.

Ndryshe, për Alexis, i cili është padyshim një nga lojtarët më të mirë kilianë të të gjitha kohërave, ky është qëndrimi i tij i dytë me ‘Nerazzurrët’, pasi më parë ka luajtur për gjigantët italianë nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Në karrierën e tij, sulmuesi këmbë shpejtë, ka qenë pjesë edhe e Olympique Marseille, Udinese dhe Colo Colo.

Mbetet për t'u parë në të ardhmen e parashikueshme, nëse Alexis Sanchez do të ndjekë shembullin e një numri emrash të tjerë të mëdhenj dhe do t'i bashkohet kampionatit të Arabisë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll