Bota

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Guterres: Dhuna e Hamasit nuk justifikon ndëshkimin e civilëve palestinezë

Miratimi i një rezolute ka nevojë për të paktën 9 vota pro dhe asnjë veto nga pesë anëtarët e përhershëm, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania për të kaluar. SHBA bëri me dije se nuk mbështet asnjë veprim të mëtejshëm nga Këshilli në këtë moment.

8 Dhjetor 2023, 22:00 Nga A.TH
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Guterres: Dhuna e Hamasit nuk
Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh i shqetësuar për fatin e popullsisë civile në Rripin e Gazës. Ai tha se nuk kishte mbrojtje efektive për civilët dhe se asnjë pjesë e Gazës nuk ishte e sigurt, ndërsa në Këshillin e Sigurimit i OKB-së pritet votimi i një kërkesë për zbatimin e një armëpushimi humanitar në luftën Izrael-Hamas.

“Dhuna e Hamasit në asnjë rrethanë nuk justifikon ndëshkimin kolektiv të palestinezëve. Unë dënoj pa mëdyshje sulmet e Hamasit më 7 tetor, por mizoritë e kryera nga Hamasi nuk mund të justifikojnë në asnjë mënyrë dënimin kolektiv të popullit palestinez,” tha Antonio Guterres, i cili për herë të parë të mërkurën citoi nenin 99 të Kartën e OKB-së, për të siguruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit për një çështje që mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sipas kreut të OKB-së si Izraeli dhe Hamasi shkelën ligjin e luftës dhe nuk mund të shfajësohet asnjë prej tyre.

“Bota dhe historia po na shikojnë. Është koha për të vepruar”, shtoi ai para anëtarëve të Këshillit, duke u kërkuar atyre të votojnë për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Miratimi i një rezolute ka nevojë për të paktën 9 vota pro dhe asnjë veto nga pesë anëtarët e përhershëm, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania për të kaluar. SHBA bëri me dije se nuk mbështet asnjë veprim të mëtejshëm nga Këshilli në këtë moment. Si Uashingtoni ashtu edhe Izraeli kundërshtojnë një armëpushim, sepse besojnë se nga kjo do të përfitonte vetëm nga Hamasi. Në vend të kësaj, Uashingtoni mbështet armëpushimet për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit. Votimi i rezolutës është shtyrë me disa orë, menjëherë pasi Blinken pritet të takohet në Uashington me ministra nga Egjipti, Jordania, Katari, Arabia Saudite, Autoriteti Palestinez dhe Turqia.

antonio guterres okb

Sondazh

Poll