Bota

I pari shqiptar, BDI propozon Telat Xhaferin për kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje.

8 Dhjetor 2023, 17:33 Nga I.A
I pari shqiptar, BDI propozon Telat Xhaferin për kryeministër teknik
Talat Xhaferi

SHKUP- Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

“BDI propozin Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje.

“Ne i analizuam të gjitha opsione dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti e vetme dhe si pjesë e frontit Evropian dhe u autorizua kryetari Ali Ahmeti t’i vazhdon bisedimet dhe t’i propozon partisë një vendim i cili do të aprovohet në organet e partisë”, tha Osmani.

talat xhaferi

Sondazh

Poll