Bota

Gaza e pas luftës/ Izraeli refuzon Hamasin dhe Autoritetin Palestinez

The Times of Israel raporton se Netanyahu tha se nuk do të ketë një Hamas.

8 Dhjetor 2023, 20:25 Nga A.TH
Gaza e pas luftës/ Izraeli refuzon Hamasin dhe Autoritetin Palestinez
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Izraeli nuk pranon planin që në krye të Gazës së pasluftës të jetë Hamasi apo autoriteti palestinez. Në kundërpërgjigje të deklaratave të kreut të Autoritetit Palestinez, Abbas, i cili shprehu nevojën që në përfundim të luftës të zhvillohen zgjedhjet për të vendosur se kush do qeverisë.

Veç të tjerash mediat e huaja cituan edhe kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh, i cili tha se rezultati i preferuar do të ishte që grupi militant Hamas të bëhet një partner i vogël nën Organizatën për Çlirimin Palestinez (PLO). Shtayyeh sugjeroi gjithashtu se qëllimi i Izraelit për të mposhtur plotësisht Hamasin është jorealist. Megjithatë, The Times of Israel raporton se Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se nuk do të ketë një Hamas, ne do ta eliminojmë atë.

“Fakti që ky është propozimi i Autoritetit Palestinez vetëm e forcon politikën time. Autoriteti Palestinez nuk është zgjidhja,“ deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Po sot, kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas deklaroi se ka një nevojë urgjente që të zhvillohet një konferencë paqeje me Izraelin, duke i hapur rrugë krijimit të një shteti të ri e të pavarur përmes zgjedhjeve të lira.

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll