Bota

Situata në Rripin e Gazës, BE jep 125 milionë euro ndihmë humanitare për palestinezët

Në Gaza, financimi i ri do të fokusohet në reagimin e urgjencës për të shpëtuar jetë dhe rivendosjen e aksesit në nevojat bazë si uji, ushqimi, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe kanalizimet.

8 Dhjetor 2023, 21:32 Nga A.TH
Situata në Rripin e Gazës, BE jep 125 milionë euro ndihmë
Komisioni Evropian

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka njoftuar se do të ofrojë 125 milionë euro në ndihmë humanitare për popullin palestinez në vitin 2024.

“Fondet do të shkojnë për mbështetjen e organizatave humanitare që punojnë si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar”, tha komisioni në një deklaratë.

Ndihma ofrohet përmes agjencive humanitare të OKB-së, organizatave joqeveritare dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), si dhe organizatave lokale të ndihmës që janë partnere me to, raportojnë mediat e huaja. Në Gaza, ku komisioni tha se nevojat humanitare janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, financimi i ri do të fokusohet në reagimin e urgjencës për të shpëtuar e jetë dhe rivendosjen e aksesit në nevojat bazë si uji, ushqimi, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe kanalizimet.

Në Bregun Perëndimor, ku komisioni tha se shumë komunitete palestineze janë në rrezik të zhvendosjes ose tashmë të zhvendosur me forcë, financimi do të ofrojë shërbime mbrojtëse, të tilla si ndihma ligjore ose ndihma materiale, dhe do të mbështesë aksesin e tyre në shërbimet bazë dhe arsimin në emergjenca.

lufta ukraine-rusi komisioni evropian

Sondazh

Poll