Bota

FOTO/ Forcat ushtarake izraelite zhveshin burrat palestinezë të arrestuar

Burrat mendohet se janë arrestuar në Beit Lahia, në veriun e largët të Rripit të Gazës. BBC-së i është thënë se disa nga burrat janë liruar që atëherë.

8 Dhjetor 2023, 20:01 Nga A.TH
FOTO/ Forcat ushtarake izraelite zhveshin burrat palestinezë të
Pamje blur

GAZA- Ndërsa luftimet po zhvillohen rreth Khan Younis dhe në veri të Gazës, disa pamje janë shfaqur në mediat sociale që tregon dhjetëra burra palestinezë të arrestuar nga Izraeli. Pamjet, të verifikuara nga BBC, i tregojnë ata të zhveshur deri në të brendshme, të gjunjëzuar në tokë dhe duke u ruajtur nga ushtarët izraelitë.

Burrat mendohet se janë arrestuar në Beit Lahia, në veriun e largët të Rripit të Gazës. BBC-së i është thënë se disa nga burrat janë liruar që atëherë. Një nga burrat e identifikuar si të arrestuar është një gazetar i njohur palestinez, i cili i ka bërë me dije punëdhënësit të tij që të akuzojnë Izraelin për kryerjen e pushtim dhe trajtim poshtërues të civilëve.

I pyetur për videon, një zëdhënës i qeverisë izraelite i tha BBC-së se të arrestuarit ishin të gjithë të moshës ushtarake dhe ishin kapur në zonat që civilët supozohej të ishin evakuuar javë më parë. Në video, dhjetëra burra janë rreshtuar në një trotuar dhe duket se u është thënë të heqin këpucët e tyre, të cilat janë të shpërndara nëpër rrugë. Ushtarët izraelitë dhe automjetet e blinduara po qëndrojnë si roje mbi ta.

Pamje të tjera tregojnë se ata po transportohen me kamionë ushtarakë. Në mediat izraelite, robërit po cilësohen si luftëtarë të Hamasit që janë dorëzuar. Një tjetër imazh, i cili ende nuk është verifikuar nga BBC, tregon burra me sy të lidhur, të gjunjëzuar brenda një grope të madhe. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk i kanë komentuar drejtpërdrejt imazhet, por zëdhënësi Daniel Hagari u shpreh dje se luftëtarët e IDF dhe oficerët Shin Bet arrestuan dhe morën në pyetje qindra të dyshuar për terrorizëm.

Sot, zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy i tha BBC-së se burrat ishin arrestuar në Jabalia dhe Shejaiya në Gazën veriore, të cilat ai i përshkroi si fortesa dhe qendra të gravitetit të Hamasit. Levy shtoi se ata do të merren në pyetje për të përcaktuar se kush është me të vërtetë një terrorist i Hamasit dhe kush jo. Ai theksoi se personat e arrestuar ishin gjetur në zonat ku forcat izraelite po luftonin nga afër me Hamasin. Ata ishin maskuar qëllimisht si civilë dhe vepronin nga ndërtesat civile.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll