Bota

Konkuroi për Guinness, shqiptarja nga Kosova fiton çmimin e katërt

Mozaiku i flamurit kombëtar më përmasa 1300.4 m, ishte gara jetike e saj, kurse inspirimi është dashuria që ka për çdo milimetër të këtij simboli.

8 Dhjetor 2023, 17:17 Nga h.k
Konkuroi për Guinness, shqiptarja nga Kosova fiton çmimin e
Foto ilustruese

KOSOVA-Arbnora Fejza ka thyer rekordin e katërt “Guiness” me flamurin kuqezi. 

Flamuri gjigant i vendosur në sallën e sporttit “Iliaz Kodra”, në Skenderaj tanimë ka kaluar gjithë procedurat e nevojshme nga Komisioni i Guniness dhe vlerësimi final rezulton se punimi i realizuar nga Arbnora përmbush të gjitha kriteret e një rekordi të ri nė këtė fushë.

Arbnora Fejza ka bërë komisionin e Librit të “Guinness” me seli në Londër të konfirmojë punën e saj si rekordin e katërt të eventit prestigjioz. 

Arbnora ka pohuar se këtë vepër e ka bërë në shenjë nderimi të 111-vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar dhe ditëlindjes së Heroit të Kombit, komandantit legjendar, Adem Jashari.

Mozaiku i flamurit kombëtar më përmasa 1300.4 m, ishte gara jetike e saj, kurse inspirimi është dashuria që ka për çdo milimetër të këtij simboli.

arbnora fejza

Sondazh

Poll