Bota

Makina përplaset me dyqanin e Krishtlindjeve, klientët të tmerruar i shmangen automjetit

Ndikimi i përplasjes bëri që copa xhami të fluturonin nëpër dyqan ndërsa klientët u mbuluan pas rafteve, duke përfshirë dhe një grua që shtynte një karrocë fëmijësh.

8 Dhjetor 2023, 17:43 Nga h.k
Makina përplaset me dyqanin e Krishtlindjeve, klientët të
Foto ilustruese

BRITANI-Një makinë u përplas në një dyqan në Liverpool, duke bërë që blerësit e Krishtlindjeve të goditen mes xhamave të thyer dhe mbeturinave.

Pamjet e kamerave CCTV kapën momentin kur Voltswagen Tiguan u përplas në dyqanin në parkun e shitjes me pakicë Edge Lane, duke shtyrë mënjanë një automjet tjetër dhe duke rrëzuar një shtyllë metalike.

Ndikimi i përplasjes bëri që copa xhami të fluturonin nëpër dyqan ndërsa klientët u mbuluan pas rafteve, duke përfshirë dhe një grua që shtynte një karrocë fëmijësh.

Më pas mbërriti një automjet rikuperimi për të hequr makinën nga dyqani, raportoi Mirror, Daily Mail.

Automjeti ishte përplasur me tre makina të tjera përpara se të kalonte nga dyert e dyqanit.

aksident ne britani

Sondazh

Poll