Aktualitet

Mashtroi 63-vjeçaren në rrjetet sociale dhe i mori 2000 euro, pranga 55-vjeçarit në Gjirokastër

55-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim, u kap pas operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër .

8 Dhjetor 2023, 12:39 Nga a.l
Mashtroi 63-vjeçaren në rrjetet sociale dhe i mori 2000 euro, pranga
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 55-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.

55-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim, u kap pas operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër .

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. 

gjirokaster

Sondazh

Poll