Aktualitet

Vrasja e Elton Javorit në Fier! Policia kontrolle në magazina për të gjetur 'Mercedesin', autori problematik, viktima sapo ishte kthyer nga Gjermania

Po ashtu kamerat e sigurisë nuk kanë ndihmuar për të zbuluar drejtimin e makinës edhe pse dyshimet e hetuesve janë se mund të ketë ikur në drejtim të Vlorës. Sakaq kontrolli në pikat kufitare vijon. 

8 Dhjetor 2023, 11:29 Nga a.l
Vrasja e Elton Javorit në Fier! Policia kontrolle në magazina për
Elton Javori

FIER- Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia ka nisur kontrolle të shumta në zonën ku u ekzekutua Elton Javori, për të rënë në gjurmët e autorit, Agim Gashi. Në garazhe dhe magazina ku dyshohej se mund të ishte fshehur makina e autorit, 'Mercedes Benz', nuk është gjetur asnjë gjë. 

Po ashtu kamerat e sigurisë nuk kanë ndihmuar për të zbuluar drejtimin e makinës edhe pse dyshimet e hetuesve janë se mund të ketë ikur në drejtim të Vlorës. Sakaq kontrolli në pikat kufitare vijon. 

Pistë hetimi për vrasjen e 41-vjeçarit, është konflikt i çastit mes autorit dhe viktimës, të cilët i kanë banesat në distancë jo më shumë se 200 metër në Fier, por nuk përjashtojnë mundësinë e konflikteve të mëparshme. Viktima dhe vëllai kanë qenë në Gjermani, i kthyer në Fier 2 javë më parë, ndërsa autori Gashi qëndronte në Fier dhe njihej si person problematik. 

Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është identifikuar si Agim Gashi, 35 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë tip "Mercedes-Benz". Javori u vra 100 metër larg banesës së tij. 

elton javori vritet elton javori

Sondazh

Poll