Aktualitet

TRAGJEDI në Itali/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 2 shqiptarëve, Hoti humb jetën në të njëjtin vend ku i vdiq vëllai

Po këtë vit familja Hoti kishte pësuar një tjetër tragjedi, ku kishte humbur jetën vëllai i Altinit në aksident.

8 Dhjetor 2023, 11:45 Nga A.B
TRAGJEDI në Itali/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 2
Viktimat

ITALI- Ndërrojnë jetë dy shqiptarë në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Portogruaro, në provincën e Venecias, në zonën Borgo Sant'Agnese. Altin Hoti, Giulia dhe Egli Gjeci ishin në të njëjtën makinë ku humbën jetën nga aksidenti fatal, raportojnë mediat italiane.

Po këtë vit familja Hoti kishte pësuar një tjetër tragjedi, ku kishte humbur jetën vëllai i Altinit në aksident.

Tragjedia e familjes Hoti

E njëjta familje Hoti me origjinë nga Kosova, kishte përjetuar tashmë humbjen e një djali, Admirin, 19 vjeç, i cili vdiq majin e këtij viti në një aksident rrugor po në Portogruaro. Ai kishte vdekur nga përplasja e makinës që po drejtonte, në krah të tij ishte babai i tij. Përplasja e tmerrshme ndodhi në unazën në Portogruaro në Itali. 

Gjithçka ndodhi rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit 2023, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga rrethrrotullimit i Alpinit drejt Noiarit.

 

altin hoti egli gjeci

Sondazh

Poll