Aktualitet

E paprecedentë/ Komisariati 1 merr në administrim sallën e seancave plenare, kallëzon opozitën për shkatërrim prone

Deputetët e opozitës akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike.

8 Dhjetor 2023, 10:57 Nga A.B
E paprecedentë/ Komisariati 1 merr në administrim sallën e
Kuvendi

TIRANË- Një veprim i paprecedentë po kryhet nga Komisariati nr. 1 në kryeqytet. Komisariati në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me kaosin që u zhvillua në seancën e djeshme plenare. Sipas tyre, opozita krijoi tensione, konflikte dhe shkatërroi sallën e seancave plenare.

'Report Tv' mëson se referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës. Deputetët e opozitës akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike. Kujtojmë se ky grup përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll