Aktualitet

"KAOS në Rinas"/ Qytetarja DENONCON në Dosja.al: Po anulohen dhe shtyhen fluturimet

Qytetarët nuk njoftohen nga aeroporti i Rinasit.

8 Dhjetor 2023, 11:13 Nga A.B
"KAOS në Rinas"/ Qytetarja DENONCON në Dosja.al: Po anulohen
Aeroplanet

TIRANË- Një situatë kaotike është krijuar në aeroportin e Rinasit. Për Dosja.al, një qytetare bën të ditur se është anuluar nisja e 3 avionëve me destinacion Londrën, Beogradin dhe Vienën. Ajo thekson se mjegulla detyroi disa avionë të mos uleshin në pistën e Rinasit, por të devijonin në aeroportin e Shkupit dhe Prishtinës. Më tej, qytetarja shton se Pegasusi i Stambollit është nisur ndërkohë që avionët e linjës Wizz-Air nuk nisen.

"Mbrëme kaos në Rinas. U anulluan nisja e 3 avioneve, avionet për Londer, Beograd dhe Viene u shtyne dhe disa te tjere. Mjegulla detyroi dhe disa avionë te detyroheshin të mos uleshin dot ne pisten e Rinasit por te devijojne ne aeroportin e shkupit dhe Prishtines. Situata kaotike vazhdon per shkak te shtyrjes se shume avionëve. Në 4 te mëngjesit janë anulluar Serbia dhe Londra, Pegasus i Stambollit u nis"- shkruan qytetarja për Dosja.al.

Për këto vonesa, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga aeroporti i Rinasit./Dosja.al

rinas aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll