Aktualitet

I dënuar me 13 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ish-truproja i Tahirit rekurs në Gjykatën e Lartë

Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku u dënua përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg. Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

8 Dhjetor 2023, 12:16 Nga A.B
I dënuar me 13 vite burg për trafik ndërkombëtar droge,
Saimir Tahiri

TIRANË- Ish-truproja i Saimir Tahirit, Hekuran Marku, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin me 13 vite burg nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit.

Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku u dënua përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg. Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, teksa kjo e fundit e kërkonte në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.

Marku ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016. Përgjatë kësaj periudhe, sipas SPAK, Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar, ky i fundit i njohur si Eltjon Bregu, ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda, i cili ende nuk është ekstraduar./Dosja.al

saimir tahiri

Sondazh

Poll