Aktualitet

Operacioni “Tempulli”/ Arrestohet 35-vjeçari në Fier, në banesë iu gjetën doza kanabisi gati për shitje

Nga kontrollet, në lagjen “Mbrostar Ura”, shërbimet e Policisë i gjetën me vete dhe në banesë, 35-vjeçarit, sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, ndërsa 2 shtetasve të proceduar iu gjetën me vete, doza të së njëjtës lëndë.

8 Dhjetor 2023, 10:26 Nga A.B
Operacioni “Tempulli”/ Arrestohet 35-vjeçari në Fier,
Momenti i arrestimit

FIER- Një 35-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë u proceduan penalisht pasi nga kontrollet, në lagjen “Mbrostar Ura”, shërbimet e Policisë u gjetën lëndë narkotike kanabis sativa gati për t’u shpërndarë me doza.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier konstatuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në lagje të ndryshme të qytetit.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi M. D., 35 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 43 vjeç dhe A. Y., 48 vjeç, të tre banues në Fier.

Nga kontrollet, në lagjen “Mbrostar Ura”, shërbimet e Policisë i gjetën me vete dhe në banesë, 35-vjeçarit, sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, ndërsa 2 shtetasve të proceduar iu gjetën me vete, doza të së njëjtës lëndë./Dosja.al

operacion ne fier fier operacioni tempulli

Sondazh

Poll