Aktualitet

Juglindja e vendit në 'pushtetin' e dëborës! Trashësia shkoi deri në 7 cm, deri tani nuk ka probleme në qarkullim

Ndërsa, në segmentin rrugor Korçë-Panarit trashësia e dëborës raportohet se ka shkuar deri në 4 cm, ndërsa reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

8 Dhjetor 2023, 10:07 Nga a.l
Juglindja e vendit në 'pushtetin' e dëborës!
Foto ilustruese

KORÇË- Juglindja e vendit është karakterizuar mëngjesin e sotëm nga mot me temperatura të ulta dhe reshje dëbore me intesitet deri mesatar. 

Në fshatin turistik të Dardhas dëbora shkoi deri në 7 cm, ndërkohë që është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet, borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Ndërsa, në segmentin rrugor Korçë-Panarit trashësia e dëborës raportohet se ka shkuar deri në 4 cm, ndërsa reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Mësohet se deri tani nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve, por drejtuesit e mjeteve apelohet që të qarkullojnë me zinxhirë dhe te tregojnë kujdes të shtuar. Gjithashtu në rrugën Lekas-Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, edhe në këtë segment nuk ka probleme. Të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme, ndërkohë temperaturat priten të ngrihen në mesditë. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll