Aktualitet

Fieri mbulohet nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Gjatë natës, mjegull ka pasur edhe në qytete të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin.

8 Dhjetor 2023, 09:58 Nga a.l
Fieri mbulohet nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Mjegull në Fier

FIER- Mëngjesi i sotëm në qytetin e Fierit është mbuluar nga mjegulla e dendur, që ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Gjatë natës, mjegull ka pasur edhe në qytete të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin.

Sakaq, parashikohet që dita e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, por hera-herë përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll