Aktualitet

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, por hera-herë përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

8 Dhjetor 2023, 08:21 Nga A.B
Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot
Moti

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, por hera-herë përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë. 

-në zonat malore  -3 deri 3°C                                                                                                                                                         

-në zonat e ulëta  0 deri  10°C                                                                                                                                                                

-në zonat bregdetare 3  deri 10°C./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll