Politike

PD s’iu ndahet kryebashkiakëve socialistë, denoncon kryetarin e bashkisë së Gramshit, akuza e ngritur ndaj tij

2 Nëntor 2019, 15:09 Nga DOSJA
PD s’iu ndahet kryebashkiakëve socialistë, denoncon kryetarin e

TIRANË- Partia Demokratike vijon me denoncimet ndaj kryebashkiakëve socialistë.

PD ka denoncuar kryetarin e bashkisë së Gramshit Klodian Taçe se i ka dhënë tender për blerje dru zjarri për shkollat, kompanisë “Al-Mexwood”sh.p.k.

Në denoncimin e ngritur nga PD-ja, thuhet se  kjo kompani është nën sekuestro për mos pagesë gjobe për prerje pyjesh, ndërkohë që ishte e vetmja kompani në garë me ofertën në vlerën 5 .863. 650 Lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”.

“Kompania “Al-Mexwood”sh.p.k” ka marrë pjesë në tender në kundërshtim me ligjin “Per prokurimin Publik” pasi rezulton me detyrime të pa paguara , konkretisht ndaj Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe pyjeve në vlerën 126.000 Leke. Sipas urdherit të përmbarimit për sekuestro nr.2012 datë 10. 10.2019 është vendosur sekuestro mbi këtë kompani për shkak të ndërshkimit me gjobë per prerjen e pyjeve ne kundërshtim me ligjin.”– njofton PD.

Njoftimi i plotë i PD-së:

Kryetari i emëruar me votime i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe i jep tender për blerje dru zjarri për shkollat, kompanisë nën sekuestro për mos pagese gjobe për prerje pyejesh!

Me 30 Tetor 2019 Bashkia Gramsh e drejtuar nga rilindasi i mbeshtetur nga Taulant Balla, Klodian Taçe ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexwood”sh.p.k” me oferten në vlerën 5 .863. 650 Lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”

Kompania “Al-Mexwood”sh.p.k” ka marrë pjesë në tender në kundërshtim me ligjin “Per prokurimin Publik” pasi rezulton me detyrime të pa paguara , konkretisht ndaj Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe pyjeve në vlerën 126.000 Leke. Sipas urdherit të përmbarimit për sekuestro nr.2012 datë 10. 10.2019 është vendosur sekuestro mbi këtë kompani për shkak të ndërshkimit me gjobë per prerjen e pyjeve ne kundërshtim me ligjin.

Miqësia dhe mbështetja që i jep Balla kryebashkiakut Taçe ndoshta e ka ndikuar ti kete me sy pozitiv kompanite qe presin pyje!

Shkeljet e ligjit janë normë në qeverisjen e Ramës, si ne nivel qendror dhe lokal. Kjo ndalet vetem me votë, me zgjedhje te reja lokale dhe të pergjithshme ku qytetaret te marrin ne dote fatet e vendit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i pd klodian taçe denoncimi i pd klodian taçe

Sondazh

Poll