Politike

“Rrumi, ushtari i ‘xhuxhit’”, çfarë thoshtë Basha një vit më parë për Landi Muharremin: Bëri kërdinë me Dakon

2 Nëntor 2019, 16:18 Nga DOSJA
“Rrumi, ushtari i ‘xhuxhit’”, çfarë

TIRANË– Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” dhe i forti i Shijakut, është një ndër tre personat që mbetën të plagosur pasditen e djeshme në atentatin kundër prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Ndërkohë, një vit më parë, gjatë një takimi me banorët në Manzë, ka qenë kreu i PD-së, Luzlim Basha, i cili ka denoncuar “Rrumin”, për të cilin thoshte se “bënte kërdinë për zgjedhjet”.

Duke e cilësuar si ushtarin e “Xhuxhit”, Basha thoshte asokohe se së bashku me Vangjush Dakon, Muharremi bënte presione për votat e Edi Ramës.

 

 

Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet  me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë.  I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin”, –ka thënë Basha një vit më parë.

Çfarë ndodhi dje në Shkozet, si u plagos prokurori Arjan Ndoja, miku kriminel dhe shoferi ish-polic

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja landi muharremi lulzim basha perplasje me arme zjarri ne shkozet vangjush dako atentat prokurorit arjan ndoja landi muharremi lulzim basha perplasje me arme zjarri ne shkozet vangjush dako

Sondazh

Poll