Politike

Sherr me punonjësin e parkimit, badigardi i ish-kryeministrit Berisha bën copash kasën dhe pajisjet pasi merr kusurin (Video)

2 Nëntor 2019, 18:30 Nga DOSJA
Sherr me punonjësin e parkimit, badigardi i ish-kryeministrit Berisha

TIRANË– Badigardi i Sali Berishës, Ermal Zaimi, ka shkatërruar kasën dhe disa pajisje të tjera teksa paguante tarifën e parkimit në sheshin “Skënderbej”. Në një video të publikuar nga “Gazeta Tema”, shihet që Zaimi zgjatet disa herë pranë dritares së kasës ku paguhej shërbimi dhe luan duart.

Ajo ç’ka mund të shohim nga pamjet është se badigardi i ish-kryeministrit Berisha ndodhet në një automjet të llojit fuoristradë, ndërkohë që Tema shkruan se makina shtë “Land Rover” dhe prodhim i vitit 2018.

Gjithsesi, nuk arrijmë të dëgjojmë arsyen e diskutimit mes Zaimit dhe punonjësit të parkimit, por pasi merr kusurin dhe para se të largohet truproja e Berishës, fut dorën brenda kabinës dhe përplas kasën e shumë sende të tjera aty.

Sipas gazetës Tema, Zaimi është konfliktuar me punonjësin  parkimit pasi nuk ka pranuar të paguajë shërbimin prej 200 lekësh por këtë s’dimë ta themi.

Gjithashtu bëhet me dije se Ermal Zaimi është kallëzuar penalisht tashmë për ushtrim dhune.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike badigardi i berishes zihet per parkimin ermal zaimi sali berisha badigardi i berishes zihet per parkimin ermal zaimi sali berisha

Sondazh

Poll