Politike

Kryemadhi ankim në GJKKO për sekuestron e vendosur nga SPAK, sot zhvillohet seanca

Ndërkohë gjyqtari Erjon Çela po shqyrton ankimin e Kryemadhit

7 Dhjetor 2023, 14:19 Nga r.ll
Kryemadhi ankim në GJKKO për sekuestron e vendosur nga SPAK, sot
monika kryemadhi

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet një seancë për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Mësohet se ajo ka bërë ankim pasi SPAK i ka sekuestruar disa prova, për të cilën deputetja kundërshton. Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë. Në seancë është i pranishëm prokurori Sotir Kllapi që heton lobimin e LSI në SHBA.

Ndërkohë gjyqtari Erjon Çela po shqyrton ankimin e Kryemadhit. Vetë deputetja nuk është e pranishme, por ka dërguar avokatin e saj.

monika kryemadhi gjkko

Sondazh

Poll