Politike

Rama pritet me brohorima në sallën e Parlamentit/ Salianji: Siç vidhni buxhetin doni të vidhni edhe karriget

Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.

7 Dhjetor 2023, 10:08 Nga a.l
Rama pritet me brohorima në sallën e Parlamentit/ Salianji: Siç
Salianji

TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvend nisi dhe u mbyll tensione. Teksa kryeministri Edi Rama po futej në sallë, deputetët e opozitës kanë nisur të brohorasin.Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.

Sakaq në sfond mes zhurmave dëgjohet teksa deputeti Salianji thotë se karriget nuk do të vidhen ashtu si buzheti.

“Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.

“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shton ai. Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa thotë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës”, tha ajo. 

seanca 7 dhjetor 2023 ervin salianji

Sondazh

Poll