Politike

Baçi i nxjerr nga çorapet, momenti kur deputetët futën tymueset në Kuvend (VIDEO)

Dosja.al ka siguruar momentin kur deputetët e opozitës kanë futur tymueset në Kuvend. Në pamje duket deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i cili i nxjerr tymueset nga çorapet. 

7 Dhjetor 2023, 12:17 Nga a.l
Baçi i nxjerr nga çorapet, momenti kur deputetët futën
Luan Baçi

TIRANË- Edhe seanca e sotme parlamentare u zhvillua mes tensioneve dhe kaosit. Mes tymueseve dhe kapsollave, u votua me 74 vota pro dhe 4 kundër buxheti i vitit 2024. Kaosi nisi para nisjes së seancës, ku demokratët u përplasën me gardën, duke kthyer karriget përmbys. Më pas, kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi leximin e pikave të rendit të ditës, deputetët e PD hodhën kapsolla në sallë.

Dosja.al ka siguruar momentin kur deputetët e opozitës kanë futur tymueset në Kuvend. Në pamje duket deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i cili i nxjerr tymueset nga çorapet. 

seance 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll