Politike

Deputeti Asllan Dogjani përjashtohet nga seanca, Nikolla: Nuk mund ta merrni peng Kuvendin

Në sallë nuk ishin të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

7 Dhjetor 2023, 10:03 Nga A.B
Deputeti Asllan Dogjani përjashtohet nga seanca, Nikolla: Nuk mund ta
Deputetet

TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Asllan Dogjani. Vendimi erdhi me pretendimin se Dogjani hodhi tymuese në Kuvend. Ajo iu drejtua deputetëve duke u thënë se nuk mund ta marrin peng Kuvendin duke kryer veprime të tilla.

Në sallë nuk ishin të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë./Dosja.al

 

 

 

 

 

seanca 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll