Politike

“S’bëhemi palaço të Ramës”/ Salianji me tone të forta: Po veprojnë si juntë, po goditet shtresa e mesme

Salianji është shprehur se mazhoranca e ka djegur Kushtetutën

7 Dhjetor 2023, 10:25 Nga A.B
“S’bëhemi palaço të Ramës”/ Salianji me
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit pas përfundimit të seancës. Ai është shprehur se mazhoranca e ka djegur Kushtetutën, duke shtuar se tanimë parlamenti po funksionon në kushtet e një Junte dhe thekson se ky është buxheti i parë që godet shtresën e mesme atë më demokratike.

“E ka djegur kushtetutën. Po funksionojnë në kushtet e një junte. Duket qartësisht që nuk po bashkëjetohet në mënyrë demokratike. E pate sot se si në mënyrë tinzare dhe me vrap u miratua buxheti që për herë të parë godet shtresën e mesme.

Do të taksohen deri në 23% profesionet e lira. E pate edhe sot që kishte amandamente nga deputetë e PD dhe u hodhën poshtë. E keni parë që partnerët ndërkombëtarë, kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të ketë një rol balancues dhe kontrollues,“ tha ndër të tjera Salianji.

ervin salianji seanca 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll