Politike

Tymuese dhe kapsolla në seancë, ekspertët e BKH shkojnë në Kuvend

Në seancën e cila zgjati rreth 8 minuta, u ndezën tymuese dhe kapsolla nga deputetë e opozitës.

7 Dhjetor 2023, 10:43 Nga r.ll
Tymuese dhe kapsolla në seancë, ekspertët e BKH shkojnë
foto nga kuvendi

TIRANË- Ekspertët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur në Kuvend për të kontrolluar sallën parlamentare pas kaosi të krijuar nga deputetët e opozitës.

Në seancën e cila zgjati rreth 8 minuta, u ndezën tymuese dhe kapsolla nga deputetë e opozitës. Sot, mes kaosit dhe tensioneve u miratua me 74 vota pro dhe 4 kundër buxheti i vitit 2024. 

Para nisjes së seancës deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës. Tensionet mes palëve nisën për karriget në Kuvend. Teksa Garda tentoi t’i ndalonte, deputët kanë arritur të mbledhin dhe të vendosin grumbull karriget para foltores. 

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm, 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

seance 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll