Politike

FOTO- Deputetët e opozitës përmbysin karriget, përplasen me Gardën

Sot në Kuvend pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024.

7 Dhjetor 2023, 09:25 Nga r.ll
FOTO- Deputetët e opozitës përmbysin karriget, përplasen me
pamje nga kuvendi

TIRANË- Deputetët e opozitës, janë paraqitur në ambientet e Kuvendit rreth një orë pa nisur seanca plenare. 

Demokratët kanë kthyer përmbys karriget, ku dhe janë përplasur edhe me punonjësit e Gardës. Sic shihet edhe nga fotot , deputetët kanë mbledhur në mes të sallës disa nga karriget. 

Sot në Kuvend pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024. Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

seance 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll