Politike

“Legena, qelbësira", sharje dhe ofendime në Kuvend, pas përplasjeve mes Gardës dhe deputetëve

Tensionet mes Gardës dhe deputetëve të opozitës nisën për karriget në Kuvend.

7 Dhjetor 2023, 09:42 Nga r.ll
“Legena, qelbësira", sharje dhe ofendime në Kuvend, pas
foto nga kuvendi

TIRANË- Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pak minuta para nisjes së seancë plenare ku nuk kanë munguar ofendimet edhe sharje 

“Legena”, “Të q*i nënën”, dëgjohen deputët duke thënë teksa nuk munguan as përplasjet fizike mes tyre.

Ndërsa një tjetër bërtet: “More qelbësira, na thyet duart.” Tensionet mes Gardës dhe deputetëve të opozitës nisën për karriget në Kuvend. Teksa Garda tentoi t’i ndalonte, deputët kanë arritur të mbledhin dhe të vendosin grumbull karriget para foltores. 

Sot në Kuvend pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024. Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

seance 7 dhjetor 2023

Sondazh

Poll